Përplasen keq dy makina në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 4 të plagosur
Një aksident i rëndë me 4 të plagosur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se një automjet Mercedez-Benz i ka prerë rrugën një mjeti tjetër me targa AB704CR.
Mësohet se janë lënduar drejtuesit e mjeteve si dhe dy pasagjerë, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

