Përplasen makinat e shqiptarëve, një familje në luftë për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku makinat që drejtoheshin nga dy shqiptarë janë përplasur mes tyre.
Për pasojë, një familje, babai, nëna dhe një djalë i vogël janë plagosur rëndë dhe janë transportuar në spital.
Mediat italiane shkruajnë se në aksident janë përfshirë dy makina, një Ford dhe një Honda, që drejtoheshin nga dy shqiptarë.
Në njërën nga makinat, që pas përplasjes, përfundoi e copëtuar pas murit anësor, mbeten ë plagosur babai, një shqiptar 38 vjeçar, gruaja e tij dhe djali 6-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter në spital në Verona.
Në makinën tjetër, ishte shofer po një shqiptar me moshë 44 vjeçar, rezident në Piovenë.

KOHA JONË SONDAZH

