Përplasen makinat në autostradën Tiranë-Durrës, pasagjerja e plagosur niset për spital (Foto)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55, në afërsi të fshatit Maminas.

Sipas policisë, “shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

SHKARKO APP