Përplasen makinat në Vlorë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë, në zonën e njohur si Rruga e re.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se janë përplasur dy makinë, një Peugeot dhe një Benz.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri raportohet se ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?