Përplasen makinat, një person i plagosur në Lezhë
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 07:17
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Balldre – Lezhë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

