Përplasën për vdekje 61-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Dy të rinj janë arrestuar në aksin rrugor Lezhë-Milot, pasi kanë përplasur për vdekje një 61-vjeçar mbrëmjen e djeshme.

Viktima i identifikuar si Gjon Kola po ecte në këmbë mbrëmjen e djeshme, ndërsa u përplas nga makina. Dy të rinjtë, A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë, rreth orës 17:30 po lëviznin me mjetet e tyre tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit: A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën. Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP