Përplasen tre makina në Elbasan, lëndohet një grua shtatzënë

Tri automjete janë përfshirë në një aksident rreth orës 06:15 të mëngjesit të kësaj të diele. Aksidenti ndodhi në aksin e rrugës kombëtare Tiranë -Elbasan në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia paraprakisht dyshon për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe parakalim të gabuar të njërit prej automjeteve që qarkullonte nga Elbasani drejt Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?