Përplasen tre makina, njëra shpërthen në flakë. Policia jep detajet
Tre automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maminas-Durrës, ku njëri prej tyre është përfshirë nga flakët.
Për fat të mirë, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 20.05.2021, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

