Përplasen tre makina te kryqëzimi i Laknasit, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Rinasit. Nga vendngjarja raportohet se tre automjete janë përplasur rreth orës 19:35, pranë kryqëzimit të Laknasit.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Tre prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa një 40-vjeçar është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet në gjendje të rëndë.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?