Përplasën velierën, roja bregdetare shqiptare shpëton 4 italianët pranë Shëngjinit

Shërbimet e Policisë së Durrësit iu kanë ardhur në ndihmë 4 turistëve italianë që kishin hasur probleme me mjetin e tyre lundrues pranë Shëngjinit.

Sipas të dhënave, 4 turistët italianë ishin përplasur me një masiv rëre ndërsa udhëtonin me velierë në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit” dhe ishin bllokuar në det.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me kolegët e GDF-së, iu kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas me Ambulancë, në spital, për të marrë asistencën mjekësore.

Për shkak të tronditjes, vijon të marrë asistencë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi italian A. R., 48 vjeç, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP