Përplaset autobusi me turistë malazezë, 5 të plagosur

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 5 personave është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. 

Një autobus me turistë malazez që udhëtonin drejt Maqedonisë është përlasur me një mjet tip ‘Audi’ në vendin e quarjtur “Ura e Murrashit” ku u dëmtuan 5 pjesëtarët e familjes, të cilët u derguan për mjekim në spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa nuk është lënduar asnjë nga pasagjerët e autobusit. Mësohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lëvizjes së automjeteve.

SHKARKO APP