Përplaset furgoni me veturën, një i vdekur dhe 6 të plagosur


Një person i vdekur dhe 6 të tjerë të plagosur, është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë të ndodhur në Pogradec. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së ditësn së hënë, në aksin rrugor që lidh qytetin e Pogradecit me Korccën,
Sipas raportimeve nga policia e Korccës, mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Leshnicë, ku një automjet furgon me targa AA023EG është përplasur me një automjet tip Audi me targa AA479MG.
Si pasojë e përplasjes shtatë persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se personat e plagosur janë zhvendosur me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Pogradecit, ku fatkeqësisht njëri prej tyre, i identifikuar si Martin Duro, 30 vjeç, nga Podgorica, ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së plotë të saj. Sakaq paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira e madhe në rrugë.

SHKARKO APP