Përplaset makina e policisë, lëndohen dy efektivë në detyrë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Laknas, në Tiranë. Përmes një njoftimi policia bën me dije se në aksident është përfshirë një mjet i policisë në shërbim me një mjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy punonjësit e policisë, P.K. dhe A.M. që ishin në shërbim, si dhe pasagjerja në mjetin tjetër më inicialet E.Xh.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjerja në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?