Përplaset me makinë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në aksin “Pushim Shoferi–Krutje”. Sipas të dhënave paraprake, një automjet dyshohet se i ka prerë rrugën një motomjeti, duke shkaktuar përplasjen fatale. Si pasojë, drejtuesi i motorit, 36-vjeçari Klevis Gjoni, ka ndërruar jetë në spital.

Policia bën me dije se rreth orës 12:20, në rrugën “Fier–Lushnjë”, shtetasi M. P., 61 vjeç, u përfshi në aksident me motomjetin që drejtohej nga viktima. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?