Përplaset nga makina në Tiranë, humb jetën këmbësori

Një këmbësor ka humbur jetën në Prezë të Tiranës, pasi është përplasur nga një makinë. Kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që u godit për vdekje nga makina.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen e këmbësorit, sakaq policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP