Përplaset nga një makinë në Peqin, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në aksin Peqin-Elbasan, ku një makinë ka goditur një motor dhe për pasojë nga përplasja  ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi Kujtim Agolli. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Paraprakisht uniformat blu thanë se kanë shoqëruar për në komisariatin më të afërt drejtuesin e automjetit, i cili konsiderohet si përgjegjës për ngjarjen.

SHKARKO APP