Përplasi 8-vjeçarin i cili është në luftë me jetën, lihet i lirë polici

Tre ditë më parë në Paskuqan, një polic teksa po ecte me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar para derës së shtëpisë së tij.

Oficeri i policisë me iniciale T.GJ është shoqëruar ditën e sotme në komisariat, pasi aksdentoi 8-vjeçarin K.B, i cili aktualisht po lufton me vdekjen në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Mësohet se punonjësi i policisë është shoqëruar në komisariat, dhe pas dëshmisë është lënë i lirë dhe po procedohet penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë, dhe u bë publike vetëm pas denoncimit në mediat online nga qytetarët, ndërkohë që mësohet se vogëlushi është në reanimacion, me pak shpresa për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?