Përplasi çiftin me foshnjën, në kërkim shoferi i makinës luksoze
Aksidenti rrugor në “Rrugën e Kavajës”, vuri në rrezik një foshnje 3-muajshe. Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte edhe çifti me foshnjën 3-muajshe me karrocë.
Shoferi i makinës i përfshirë në aksident është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i makinës, Ajas Sulejmani rezulton se i ishte hequr patenta vetëm pak javë më parë.
Është arrestuar pasagjerin pasi është konfliktuar me oficerët e policisë. Çifti dhe foshnja e tyre mësohet se ndodhen në spital, ku mësohet se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën.
KOHA JONË SONDAZH

