Përplasi këmbësorin në aksin Lushnje – Durrës, arrestohet një 43-vjeçar

Foto ilustruese

Një 43-vjeçar u arrestua nga forcat e policisë së Kavajës pasi ka aksidentuar me automjet një këmbësor.

Ngjarja ndodhi në autostradën Lusnje – Durrës, ku shtetasi me iniciale G.P., 43-vjeç përplasi shtetasin A.B.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Po nga sherbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G.P., 43 vjeç, pasi në autostradën Lushnje – Durrës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.B., i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje të rëndë shendetsore” – njofton policia.

Aktualisht po merr shërbim mjekësor në spitalin e Durrësit.

SHKARKO APP