Përplasi me automjet dy këmbësorë, pranga punonjësit të policisë

 

Policia e Tiranës arreston një drejtues mjeti, i cili ishte edhe punonjës policie,  pasi aksidentoi me makinë dy persona mbrëmjen e së mërkurës.

Indrit Laçi 29 vjeç, punonjës policie në Stacionin e Policisë Fushë-Krujë, u arrestua në flagrancë, pasi me mjetin e tij tip Ford ka përplasur shtetasit H. Ç, 73 vjeç  dhe B. Xh, 43 vjeç.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndërsa dy të aksidentuarit u transportuan në Spitalin e Traumës, ku edhe ndodhen aktualisht në gjendje kritike për jetën.

SHKARKO APP