Përplasi me makinë një grua dhe vajzën 2 vjeçe, pranga 31-vjeçarit në Golem
Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia ditën e djeshme në Kavajë pasi ka shkaktuar një aksident.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Golemit, kur 31-vjeçari me inicialet I.M ka përplasur një grua dhe vajzën e mitur të saj 2 vjeçe.
Të lënduarat janë dërguar menjëherë në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 18.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.M, vjeç 31, baunes në Kavajë, pasi në plazhin e Golemit, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësoren L.SH, vjeç 35, banuese në Golem, dhe vajzën e mitur vjeç 2 të cilat pas mjekimit në spital, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

