Përplasi me makinë qëllimisht për vdekje të moshuarin, rrëfehet autori: “Jam penduar!”. Ja çfarë vendosi gjykata e Lezhës
Aktualitet E Shtunë, 20 Shkurt 2021 11:57
Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për M. Gega, i cili më 17 janar përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjecarin M. Gjeta, i cili për pasoje humbi jetën.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës pasi një debati mes autorit dhe viktimës.
60-vjeçari ka shfaqur pendesë për krimin e kryer në sallën e gjyqit, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.