Përplasi me makinë tre këmbësorë në rrethrrotullimin e Bradasheshit, arrestohet drejtuesi
Policia e Elbasanit ka arrestuar 35-vjeçarin nga Burreli, i cili aksidentoi një ditë më parë tre këmbësorë në fshatin Bradashesh, njëra prej të cilëve humbi jetën. Në pranga ka rënë Ilir Hoxha.
Ky i fundit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji ka përplasur tre këmbësorë. Si pasojë shtetasja V.S 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F 46 vjeçe dhe K.H 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

