Përplasi për vdekje 10-vjeçaren, arrestohet 32-vjeçari
Është vënë në pranga ditën e sotme, shoferi që përplasi për vdekje një vajzë të mitur në Bulqizë.
Sipas policisë, 32-vjeçari me iniciale N.SH., kishte qenë në gjendje të dehur. Makina e tij ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar për vdekje të miturën. E aksidentuar mbeti edhe një grua 57 vjeçe me inicialet Sh.Sh., e cila ndodhet në spitalin e Traumës.
“Nga Shërbimet e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.SH., 32 vjeç, pasi me datë 18.04.2021, në hyrje të qytetit të Ri – Bulqizë, duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe”, thotë policia.