Përplasi për vdekje 2 persona, e reja: S’di ç’ka ndodhur! Rrezikon…

Mëngjesi i sotëm ka rezultuar fatal për familjen Pisku, pasi nusja dhe vjehrri u përplasën për vdekje nga Ilda Parroj, në vendin e quajtur ”Mali i Robit” në Kavajë.

30-vjeçarja nga Durrësi, e cila përplasi për vdekje Xhemil e Edlira Piskun, si dhe plagosi rëndë nipi 8-vjeçar, pas shoqërimit në polici, ka dëshmuar se nuk e di çfarë ka ndodhur.

Ajo është shokuar nga ngjarja tragjike dhe ndodhet në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. ”Nuk e di çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo në polici, ndërsa për akuzën e vrasjes rrezikon dënimin me 3 deri në 9 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina e saj është përplasur fillimisht me një trafik-ndarëse, është rrëzuar në rrugë dhe më pas ka goditur viktimat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?