FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Gjykata lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “arrest me burg” për regjisorin dhe producentin Petri Bozo, i akuzuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar në fshatin Mengël. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar këtë të enjte me dyer të mbyllura.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 25 majit në aksin nacional Elbasan–Librazhd, pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Mengël, ku automjeti që drejtohej nga Bozo përplasi të miturin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pas aksidentit, Bozo u arrestua nga policia, ndërsa hetimet po verifikojnë rrethanat dhe shpejtësinë me të cilën lëvizte automjeti në momentin e përplasjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?