Përplasi për vdekje dy kushërinjtë në Roskovec, burg për Amarildo Çalamanin

Gjyka e Fierit ka vendosur masen e sigurisë arrest me burg për Amarildo Çalamani, i cili aksidentoi për vdekje dy kushërinj dhe plagosi një tjetër. I riu nga fshati Arapaj i Roskovecit, i tha gazetarëve ne gjykatë se se nuk kishte asgjë për të thënë në lidhje me ngjarjen.

Avokati i 24-vjeçarit ka deklaruar se i akuzuar ka heshtur, pasi ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Prokuroria dhe policia kanë konkluduar se Çalamani ishte me disa shkelje ku me e renda ishte ajo e tejkalimit të shpejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë më 26 gusht në fshatin Arapaj, ku kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç humbën jetën dhe u plagos Martin Dogani, 22 vjeç. Ata  ishin ulur në trotuar kur makina që drejtohej nga bashkëfshatari i tyre doli nga rruga dhe i përplasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ndodhi ngjarja e rëndë

Sipas policisë, dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në anë të saj dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Makina tip “Volksëagen”, drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?