Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 22-vjeçari në Pogradec
Policia e Pogradecit ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme, aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Buçimas, u largua nga vendngjarja.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Buçcimas.
Viktima është identifikuar si Pajtim Gjyli, rreth 48 vjeç, banues në Pogradec.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 24.01.2021, në fshatin Buçimas, Pogradec, ku u aksidentua me pasojë vdekje këmbësori P. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar së bashku me mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasi E. J., 22 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.