Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, ja sa vite burg jep Gjykata për Arjan Tasen

Ish-efektivi Arjan Tase i cili përplasi për vdekje vogëlushen Jonada Avdiaj, nga Gjykata e Vlorës është dënuar me 18 vite burg. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Himarë më 2 gusht të 2022.

7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Në atë kohë Arjan Tase mbante detyrën si shefi i policimit në komunitet në Elbasan.

Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Po ashtu ai nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë.

SHKARKO APP