Përplasi për vdekje të riun, arrestohet pas 4 ditësh shoferi në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar mëngjesin e sotëm shoferin, i cili tre ditë aksidentoi për vdekje një të ri. Sipas policisë, në pranga ka rënë 51-vjeçari me inicialet H.P, i cili përplasi me automjetin e tij tip Benz me targë EL 9504 BI, 24-vjeçarin, në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Elbasan
Policia identifikon dhe ndalon autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e një shtetasi, ndodhur më 13 shkurt 2019.
Specialistët e Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar hetimore, bazuar në provat shkencore të grumbulluara bënë identifikimin dhe ndalimin me iniciativë të autorit të dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit G.H., ndodhur më 13 shkurt 2019 në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.
U bë ndalimi i shtetasit H.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, u proçeduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas, për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Kallzim i rremë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

