Përplasi për vdekje vjehrrën dhe nusen, burg për të riun

Pas aksidentit që ndodhi tre ditë më parë në Durrës ku dy gra humbën jetën në rrugën e ish-Kënetës, gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun 22-vjeçar Daniel Brahollari i cili përplasi për vdekje dy gra, vjehrrë dhe nuse teksa ata po kalonin rrugën kryesore pasi kishin zbritur nga autobuzi me të cilin po udhëtonin.

Mësohet se gjatë seancës së mbajtur gjyqësore, u theksua shkaqet e aksidentit kanë të bëjnë me mungesën e sinjalistikës horizontake dhe vertikale si dhe me mungesën e ndriçimit. Bëhet e ditur se do të jetë ekspertiza ligjore, ajo e cila do të zbardhë rrethanat e mëtejshme të aksidentit e cila kërkon afatet e saj u tha në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Tre ditë më parë Bukurie Cufaj, 56-vjeç dhe nusja e djalit të saj, Sabije Cufaj 38-vjeç kanë qenë duke zbritur nga autobusi që i merrte nga rrobaqepësia, kur janë përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga 22-vjeçari, ku për pasojë humbën jetën në mënyrë tragjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?