Përplasi sot dy këmbësorë në trotuar, Policia arreston shoferin 21-vjeçar të Benzit

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi 2 vajza në trotuar, pranë Kryeministrisë. Në pranga ra 21-vjeçari J.Th, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa drejtonte mjetin me targa AA 528 PY, J.The ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Nga testi i alkoolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo të drogës. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara.

Konkretisht ne korrik të këtij viti është kapur në zonën e Yzberishit me shpejtësi dhe është ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të reja.

SHKARKO APP