Përplasin makinat, shoferët në Orikum bëjnë sherr me sende të forta
Aktualitet E Premte, 9 Korrik 2021 21:24
Në aksin Llogara-Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerëve. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, mësohet se nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.
KOHA JONË SONDAZH

