Përplasja Bushati-Koka për protestën, ish-deputeti: Berisha po e bën këtë për dy arsye
Nesër do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha. Ish-kryetar i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati dhe gazetari Bledian Koka, diskutuan nëse është McGonigal “guri i shahut” i Berishës.
Gazetari Bledian Koka ka mbrojtur idenë se protesta është shumë e arsyeshme dhe se populli duhet të ngrihet për t’i treguar ndërkombëtarëve se populli shqiptar distancohet nga një kryeministër që ka përdorur qëllimet politike ka përdorur ato jopolitike për të bërë pis tempullin e demokracisë.
Nga ana tjetër ish-kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati është shprehur se Berisha po e përdor të gjithën këtë situatë për qëllimet e veta politike e jo për shqiptarët, në mënyrë që ti shpëtojë njollës së non-gratës.
Bledian Koka: Unë mendoj se protesta është gjithmonë politike sepse politika është ajo që e ka sjellë protestën, është politika e mbrapshtë e Ramës që e ka detyruar drejtësinë amerikane të hapë dosje e cila ka lidhje me raportin që Rama ka pasur me drejtësinë amerikane. Kryeministri i ka pasur dyert e hapura në Amerikë dhe tenton të futet nga penxherja që nuk do i falet. Në ditët në vijim fakte shumë të rënda të implikimit dhe përdorimit nga Rama të McGonigal, do të bëhen publike.
Ervin Bushati: Rama nuk është njeri perfekt mund të ketë gabime por nuk është provuar që ka faj, kjo është një hapje fushate ku Berisha është mësuar ti quajë protesta edhe mitingjet. Berisha e bën këtë për dy arsye: Për të unifikuar radhët e të vetëve dhe e dyta Berisha me gjithë respektin në këtë betejë është për hallin e vet jo për popullin demokrat sepse do të heqë hallin e njollës non-grata.