Përplasja dhe vrasja në Kavajë, në burg 5 të arrestuarit

Gjykata e Kavajës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për 5 të arrestuarit e vrasjes së pak ditëve më parë në këtë qytet. Gjykata la në burg shtetasit: Ardian Dedej, Eraldo Hykën, Qazim Merkaj, Marjus Aliun dhe Agron Kollçakun. Përplasja me armë u shënua me 5 korrik.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale të rinjshgjeti vdekjen kalimtari Ramazan Hasanlliu, i cili sapo kishte blerë bukë në furrën e lagjes e po shkonte drejt shtëpisë dhe u plagosën 5 të tjerë.

Për ngjarjen vazhdon të jetë në kërkim vëllai i Marjus Aliut, Denis Aliu, 33-vjeç. Veç Ramazan Hasanlliut, që mbeti viktimë u plagosën edhe qytetarët Sali Mekja dhe Arben Hajdini që ndodheshin në një lokal aty pranë. Ndërkohë nga të rinjtë e përfshirë në konflikt mbetën të plagosur Marjus Aliu, Ardian Dedej dhe Eraldo Hyka, që të tre të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?