Përplasja e Bardhit dhe Nokës me Açkën, psikologia: Skenat e dh*nës janë shqetësuese

Përplasja mes deputetëve demokratë në Komisionin e Medias ka sjellë reagime të shumta si pasojë e sherrit të ashpër. Gazment Bardhi dhe Flamur Noka që kanë debatuar ashpër me Flutura Açkën në Komisionin e Medias. Debati agravoi, ndërsa Bardhi e Noka shkulën mikrofonin, teksa Flutura Açka ishte duke folur gjatë mbledhjes.

Psikologia Entela Binjaku e cilëson shqetësuese këtë incident të zhvilluar edhe në praninë të mediave. E ndalur tek dhuna në rrjete sociale, psikologia shtoi se ky fenomen është kthyer në një problem real.

“Më shqetësuese se sa një skenë e ushtrimit të dhunë para kamerave është edhe reagimi ndaj tyre. Janë të patolerueshme dhe sigurisht të pajustifikueshme. Episodi sot është një vazhdimësi e episodeve që i kemi parë kudo në vendin tonë. Çfarë shihet pak nga kamerat në Kuvendin e Shqipërisë e gjejmë në shumë vende të tjera. Është jashtëzakonisht e trishtë, ajo është një zonjë, por kur arrijnë të mos mbajnë nën fre mungesën e edukatës përpara kamerave që i shohin me mijëra sy, imagjinoni se sa e lehtë është për të tjerë për të ushtruar dhunë”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?