Përplasja fizike me Lucën, Boçi: Kam shkuar vetëm me nipin tim…
Ish-deputeti Luçiano Boçi ka komentuar përplasje fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca pak ditë më parë në Labinot të Elbasanit. Në emisionin “Opinion”, Boçi tha se videoja që qarkullon në media nuk është e plotë.
Boçi tha se ka qenë Luca ai që e ka fyer dhe më pas ka tentuar ta dhunojë, në atë moment, thotë ish-deputetit, ka reaguar dhe e ka goditur Lucën. Ai thotë se ka qenë në takim elektoral teksa është kërcënuar me jetë nga biznesmeni.
“Videoja nuk është e vërtet sepse është e prerë dhe edituar. Unë e kam bërë i pari denoncimin në Prokurori dhe më pas kam bërë prononcimin, pastaj është bërë prononcimi i Lucës. Videoja ka dalë fiks pas 20 orësh, Policia e ka marrë më pas për dosje. Në deklarata, Luca tha se po pija kafe, ngjarja ishte jashtë dhe jo brenda. Isha i ftuar atje dhe kam ardhur vetëm me nipin tim i pa shoqëruar, pas asnjë roje. Pasi kam mbaruar bisedën dhe do të zhvendoseshim në një takim tjetër. Më pas hyn nga një pjesë anësore, jo nga brenda lokalit dhe fillon të shajë dhe me fyerje ndaj meje. Ndoshta është lokali i tij, unë herë e parë që shkoja. Me Lucën jam përplasur si përfaqësuesi i qytetarëve të Labinotit për shkollën e Mengelit dhe që ajo shkolla do të prishej për interesat e Lucës. Hera e dytë ka qenë para disa muajsh pasi qytetarët e zonës afër biznesit të Lucës u ngritën në protestë për shkak të rrëmbimit të tokës ku Luca donte të ndërtonte një rrugë për biznesin e tij. Këto janë përplasje politike dhe unë jam thirrur nga ata, nuk kam pasur konflikte personale. Duke biseduar dhe shan në mënyrë ofenduese, dhe afrohet. Normal me duar në xhepa dhe do i jepja një përgjigje… por afrohet dhe më grushton dhe më kap në pjesën e qafës. Dhe më pas vjen reagimi im natyral, instinkti i vetëmbrojtjes reagojnë menjëherë. Ai mund të ishte i armatosur dhe unë nuk e dija. Bëri sikur kishte armë, por nuk e pohoj dot nëse e kishte. Ta shpjegova qartë dinamikën e ngjarjes. Unë isha në fushatë elektorale, unë kam mbrojtur jo vetëm veten por dhe njerëz të tjerë, unë e di agresionet ndaj të tjerëve në zonë.”-tha Boçi.