Përplasja me armë me policinë greke, kush janë shqiptarët që vidhnin bagëti

Një shkëmbim zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke.

Në Agio Nikola, Filat te Igumenices, policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash, që sipas medias greke janë shqiptarë. Ata po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri.

Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitarë.

Mësohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. Dy prej shqiptarëve janë arrestuar. Ata janë xhaxha dhe nip, Sulejman dhe Emiliano Ismaili, 46 dhe 16 vjeç.

46-vjeçari raportohet se ka bërë rezistencë të fortë dhe ka plagosur lehtë një officer policie.

Grupi dyshohet se ishin grabitës të bagëtive në zonën afër kufirit.

Për operacionin ka reaguar edhe deputeti i Igumenices, Vasili Jojaka.

 “Shumë urime për Drejtorine e Policisë së Thesprotisë, për Njësitë e Ruajtjes së Kufirit dhe Komisariatin e Filatit për shkatërrimin e grupit që kryente grabitje kafshësh në zonat kufitare të qarkut tonë! Shërim të shpejtë policit që u plagos gjatë operacionit” shkruan ai.oranews

SHKARKO APP