Përplasja me armë në diskon në Dhërmi, dëshmia e parë: Njerëzit vraponin të lyer në gjak

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnatës së të shtunës në Dhërmi, ku në një prej diskove atje ka kërcitur arma.

Të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije për JOQ.al se rreth orës 1:30, kur një numër i madh njerëzish po kërcenin në tingujt e muzikës, janë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Ngjarja ka ndodhur tek “Havana”, ndërsa bazuar në raportimet paraprake të të pranishmëve, flitej për viktima e të plagosur. Por ketë informacion e ka rrëzuar Policia e Shtetit e cila ka dalë me njoftim zyrtar dhe thotë se nuk ka as viktima e as të plagosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja me armë ka zgjatur rreth 10 minuta. Ndërkohë, të tjera gjëra thotë një prej dëshmitarëve në vendngjarje. Ai tregon se u ndodh rastësisht jashtë ambienteve të “Havanës” në Dhërmi dhe pa gjithçka që ndodhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitari rrëfen se njerëzit, veç plumbave që mund të kishin marrë nga të shtënat e armës, u lënduan edhe në tentativë e sipër për të dalë nga klubi i natës.

Ai shprehet:

Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga Havana. Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej.
Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u shpërndamë”.
I pyetur në lidhje me arsyet e kësaj ngjarje, djali thotë se nuk i di me saktësi, por në zonë flitet se bëhet fjalë për konflikte të vjetra, për një debat që agravoi dhe pati këto pasoja, ndërsa autori, i cili ishte vetëm një dhe jo disa, dyshohet të jetë me origjinë nga Laçi.

Dëshmitari shprehet:

Besohet se kanë qenë konflikte të vjetra… Personi që qëlloi ka qenë laçjan me sa dëgjova… Më vonë unë u ngjita te tarraca e hotelit dhe ndoqa veprimet që aty lart. Pamë që policia shoqëroi disa persona”.

Sa i takon ambulancës dhe dhënies së ndihmës së parë, dëshmitari tregon se ishte lajmëruar një mjeke e njohur në Dhërmi.

Ai vijon më tej:

Ambulanca erdhi sepse njoftova një mjeke që e njoh në Drimadhe, por nuk e lejova të shkonte në vendngjarje pa mbërritur policia, sepse zona nuk ishte e sigurt. Mendohet që ka edhe të vdekur. Numri i të plagosurve nga përpjekjet për të dalë mund të jetë i lartë. Ai ka qenë një sherr masiv që ka kaluar në një nivel tjetër, sepse pash disa çuna që ishin nxirë nga fytyra Ishte gjë e gabuar për turizmin, sepse klientët e hotelit e konsideruan si një akt terrorist”.

NJOFTIMI I PLOTE PARAPRAK NGA POLICIA

Në Dhërmi nuk ka asnjë të lenduar asnjë të plagosur asnjë viktimë.

Ka ndodhur një konflikt në një lokal. Një person ka qëlluar me armë në ajër . Nga të shtenat s’ka asnjë të lenduar.

Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar .

Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?