Përplasja me Erdoganin bëri që të mungonte në Kuvend, Berisha zbulon telefonatën me presidentin turk

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ka folur për përplasjet që ka pasur me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan në kohën kur vendi qeverisej nga PD. Ai zbuloi se Erdogan i kishte kërkuar në mënyrë jo-diplomatike që të ndryshonte votën e tij në OKB për çështjen e Palestinës.

”Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë.

Unë nuk pranova të ndjekë apo të votoja në OKB rezolta që binin në kundërshtim tim, apo dhe me qëndrimet që mbanin SHBA-ja dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Dy vite më pas, mu kërkua në mënyrë jodiplomatike që të ndryshoja votën, unë nuk e bëra. Atë e premtoi Edi Rama, dhe ai ndryshoi qëllimin e Shqipërisë.

Më mori në telefon në një moment feste. Në një kohë kur diploamcia turke nuk kishte thënë asnjë fjalë dy vite më radhë. Kisha marrë vesh nga ambasadori palestinaz që Erdogan ishte i zemëruar nga kjo”.

SHKARKO APP