Përplasja me grabitësit, spiuni ishte brenda familjes Laze
Tentativa për grabitje e çiftit të biznesmenëve Laze në Tiranë, ende nuk ka autor. Sipas burimeve pranë Policisë së Shtetit, mësohet se dy persona janë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim. I dyshuari i parë është një banor i zonës në Allias me precedent penal, i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet dhe është shpallur në kërkim. I dyti është i afërm i familjes Laze dhe dyshohet se mund të ketë qenë pjesë e grupit që tentuan grabitjen, pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti i biznesmenëve e kishte marrë në dyqanet e bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit që kanë në Tiranë.
Ata e njihnin mirë shtëpinë, pasi u futën nga hyrja e pasme, pasi te dera kryesore ishin kamerat dhe sistemi i alarmit. Policia dyshon se i afërmi të dhënat për hyrjen në banesë mund t’i ketë marrë nga i njohuri i tij që punonte në biznesin e çiftit Laze.
Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze u plagosën mbrëmjen e së dielës me armë zjarri. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

