Përplasja me tufën e zogjve, shkaku i tragjedisë ajrore me 167 viktima

Shkaku i rrëzimit të aeroplanit në Korenë e Jugut “supozohet të ketë qenë një goditje zogu”, tha një nga dy anëtarët e shpëtuar të ekuipazhit për mediat lokale – pasi numri i konfirmuar i të vdekurve u rrit në 167.

“Nga një prej motorëve doli tymi dhe më pas shpërtheu”, tha Ku, stjuardese në të 20-at, transmeton Telegrafi.

Një tjetër e mbijetuar, stjuardesa Lee, 33 vjeç, tha se nuk i mbante mend rrethanat e rrëzimit.

Kur ajo po kontrollohej nga një mjek në spital, thuhet se pyeti: “Pse përfundova këtu?”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kisha vendosur rripin e sigurimit para uljes, dhe më dukej sikur aeroplani ishte ulur, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, shtoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo pësoi një frakturë në shpatullën e majtë dhe lëndime në kokë, sipas gazetës Aju Business Daily.

Të dy të mbijetuarat janë në spital dhe po marrin trajtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?