Përplasja mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan, shoqërohen 5 persona
Të paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit pas përplasjeve të ndodhura mesditën e sotme në këtë qytet.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se policia ka shoqëruar 5 përfaqësues të partive politike PD dhe PS të cilët u përplasën me njëri tjetrin pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha në këtë qytet.
Për identifikimin e personave të tjerë dhe atyre që e nisën dhunën këtë të dielë në Elbasan, policia po kontrollon pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë.
Lexoni edhe….
- Gazetari: Banditët me pistoletë nuk u ndaluan, imagjinojeni 26 prillin me këtë bandë!
- Qytetarët të revoltuar ndaj Ramës në Elbasan: Ik, ik, zhdukuni o plehra (VIDEO)
- Anëtarët e bandës së Elbasanit sulmojnë fizikisht ish-deputetët e PD (VIDEO)
- FOTO/ Kush janë personat civilë që godasin qytetarët në prani të policisë?
- Dashamir Shehi: Incidentet në Elbasan, skenar i Edi Ramës!