Përplasja në Dibër, 12 të arrestuar dhe 39 në kërkim
Policia e Shtetit, informon se 12 persona janë arrestuar ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë. “Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 qershor 2019 rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë”,informoi sot në mëngjes policia e Dibrës.
Forca speciale nga Tirana kanë zbarkuar në Dibër që prej mesnatës së djeshme pas incidenteve të ndodhura në KZAZ nr.19. për shkak të episodeve të përplasjes mes qytetarëve dhe policisë. Mësohet se dhjetra persona janë shoqëruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në policinë lokale. Sipas bilancit të deritanishëm mësohet se 6 efektivë policie dhe 9 protestues morën lëndime pas përplasjeve të mbrëmjes së djeshme në Dibër. Në një deklaratë për ngjarjen, policia e shtetit tha se në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, rreth 250-300 persona kanë sulmuar punonjësit e rendit me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s.
KOHA JONË SONDAZH

