Përplasja në Elbasan/Meta: Nëse do të më shanin mua, unë do ti puthja

Përplasja e së dielës në Elbasan mes simpatizantëve të PS dhe PD, për presidentin Ilir Meta masat për sigurinë duhet të ishin marrë nga qeveria, ndërsa bëri me dije se gabim ishte përplasja e axhendave.

Ndër të tjera, kreu i shtetit i ftuar në emisionin ”Çim Peka Live”, ka përsëritur edhe njëherë zotimin e tij për dorëheqje nëse kryeministri Edi Rama fiton edhe një mandat tjetër.

”Nuk bëhen dot dy aktivitete në një kohë. Unë nuk shkova se kohë pandemie. Ishte detyra e qeverisë që të mos krijohej një përplasje. Masat duhet t’i merrte qeveria se ka policinë, ka edhe Bashkinë. Mua lë të më shajnë, unë do i përshëndes do t’i puth. Po mos të dalin rrugaçët aty”,-tha Meta.

SHKARKO APP