Përplasja në mbledhjen e Kryesisë, Berisha u hap derën deputetëve anti-Basha

Militantët e Lulzim Bashës u përplasën me një grup deputetësh të PD-së, dhe Sali Berisha rezervon një ftesë për këta të fundit. Duke veçuar Bashën dhe Alibeajn, të cilët i akuzon për lidhje kriminale me Ramën, Berisha në konferencën me gazetarët, tha se fton pjesën tjetër të deputetëve demokratë që të diskutojnë për të ardhmen e PD.

“Me përjashtim të dy personave që kanë lidhje të tmerrshme me Edi Ramën, me të gjithë deputetët e tjera jam gati që të ketë çdo lloj debati, diskutimi, mirëkuptimi pa përjashtim, sepse ata në moment themelor mbështetën kandidatët e Primareve. De-facto mbështetën statutin e PD. Ky është investim i tyre, nuk ndodhi për Sali Berishën. Investuan në partinë që i përkasin, prandaj ndaj tyre PD është e hapur. Jo që s’bëj një hap mbrapa por bëj një hap para për t’i ftuar ata, Unë i ftoj ata që të diskutojmë dhe të bëjmë më të mirën për PD, opozitën dhe të ardhmen e vendit”, tha ai.

I pyetur nëse është i gatshëm të lëshojë diçka nga pushteti personal, Berisha theksoi se partia funksionon sipas statutit. “Gjithçka përcaktohet nga anëtarësia e partisë. Ne kemi statutin më demokratik që një parti mund të ketë sot. Unë i qëndroj me korrektesë statutit. Nuk ndërtohet partia në bazë të dëshirave, por në bazë të rregullave”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?