Përplasja Rama-Meta, Topi: Situata kaotike, mungesa e Kushtetueses pamundëson zgjidhjen

Ish-presidenti, Bamir Topi, nuk sheh asgjë të re në përplasjen mazhorancë-president, përveç mungesës së Gjykatës Kushtetuese që do të shërbente si mekanizëm zhbllokues.

I ftuar në RTV Ora, Topi thotë se është pikërisht mungesa e kësaj gjykate që rrit dhe pamundësinë e zgjidhjes së krizës.

Në mënyrë të vazhdueshme midis qeverisë dhe presidentit ka pasur probleme, madje ka pasur dhe  përplasje të forta por asnjëherë si sot situata nuk është kthyer në kaotike. Gjithmonë ekziston një zgjidhje, por edhe atëherë kur zgjidhjet ishin të paevitueshme futej në lojë Gjykata Kushtetuese. 

Sot kemi një krizë specifike që ka ndodhur dhe në të kaluarën, nuk ka asgjë të re në këtë përplasje mes mazhorancës dhe presidentit, por ajo që konsiderohet e re dhe që e rrit pamundësinë e zgjidhjes është mungesa e institucionit të Gjykatës Kushtetuese. 

Madje kriza e fundit bëhet për Gjykatën Kushtetuese. Kjo është politika shqiptare, politikanët shqiptarë janë aktorë të këqinj të asaj që është besuar për ta realizuar. Reforma në drejtësi u iniciua, u suportua, u mbështet fort nga SHBA dhe politikës shqiptare ju la që ta zbatojë dhe implementojë. 

Edhe këtu politika shqiptare krijon probleme dhe janë probleme jashtëzakonisht të forta. Ideja e reformës dhe reforma në terësi ishte një reformë e mirëpritur, problemet e implementimit lidhen më shumë me mungesën e vullnetit politik. 

Palët, megjithëse një palë është jashtë kuvendit duke i bërë një dorë shumë të rëndë situatës  në përgjithësi, politikës dhe institucioneve, i krijuan të gjitha kushtet që gjërat të bëhen nga një krah”, u shpreh Bamir Topi.

SHKARKO APP