Përplasja te “Mediat”, Mediu: Rama urdhëroi Veliajn që të përdhoste Parlamentin

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i është rikthyer sërish ngjarjes së sotme në Komisinin e Medias të cilëson e cilëson si situatë të paprecedentë të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku siç thotë ai, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tentoi të uzurpojë në mënyrë të paligjshme Komisionin e Medias.

Përmes një reagimin në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Mediu shprehet se parlamenti u përball me një skenar të qëllimshëm të uzurpimit të tij nga Rama nëpërmjet aktit të paprecedentë, duke urdhëruar Erjon Veliajn të përdhoste Parlamentin dhe më tej t’i dalë në mbrojtje veprimeve të Erionit.

“Opozita ka të drejtë të nxjerrë me çdo mënyrë nga parlamenti çdo njeri qoftë ky Kryeministër, apo kryetar bashkie që shkel ligjin, procedurat, Kushtetutën dhe përbuz parlamentin” – shprehet kryerepublikani Fatmir Mediu në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë i kreut të PR-së, Fatmir Mediu

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dashur miq

Sot parlamenti u përball me një skenar të qëllimshëm të uzurpimit të tij nga Rama nëpërmjet aktit të paprecedentë, duke urdhëruar Erjon Veliajn të përdhoste Parlamentin dhe më tej t’i dalë në mbrojtje veprimeve të Erionit.

Parlamenti është pushteti i parë i qytetarëve dhe qëndron mbi Ramën e qeverinë.

Parlamenti e ka detyrë kushtetuese kontrollin e Qeverisë, Kryeministrit dhe Ministrave, po ashtu dhe çdo institucioni që ka të bëjë me zbatueshmërinë e ligjit qendror dhe lokal.

Rama pasi shkatërroji Gjyqësorin dhe Prokurorinë, në një puç kushtetues, e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë duke uzurpuar çdo pushtet të gjyqësorit.

Sot ai dhe kanakari i tij Erion Veliaj qëllimisht poshtëruan parlamentin.

Sot ata jo vetëm fyen aktorët dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur teatrin, por përbuzi hapur gjithë qytetarët shqiptarë duke dashur t’u thotë atyre se ka vetëm një zot, ka vetëm një ligj, ka vetëm një njeri dhe ky është Edi Rama dhe klani i tij korruptiv e kriminal.

Opozita ka të drejtë të nxjerrë me çdo mënyrë nga parlamenti çdo njeri qoftë ky Kryeministër, apo kryetar bashkie që shkel ligjin, procedurat, Kushtetutën dhe përbuz parlamentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?