Përplasje e fortë në emisionin “Shock”! Andi Bushati flet për “dashnore ministre”! Haxhiu: Të kujt janë?

Një debat i fortë është zhvilluar sot në emisionin “Shock” në Euronews Albania mes Andi Bushatit e Baton Haxhiut. Dy analistët ishin duke diskutuar rreth temës “LSI, më e fortë apo më e dobët?”
Haxhiu e cilësoi gabim emërimin si kryetare të LSI te Monika Kryemadhit pas ikjes së Ilir Metës, por debati precipitoi.

PJESË NGA DEBATI:

Haxhiu: Emërimi kryetare i Monika Kryemadhit. Ky është gabim!

Bushati: Gruas ia la, nuk bëri gjithë dashnoret ministre. Gruas ia la në fund te fundit. Nuk bëri gjithë dashnoret ministre. Këtë po të them.

Haxhiu: Jo jo. Dashnoret do ishte mirë t’i thuash meqë përmend dashnoret. Të kujt janë, të cilit lider?

Bushati: Me partinë e vet u mor, nuk beri qeverinë tonë harem, o Baton.

Haxhiu: Nuk e di që je mëkatar i seksit. Unë nuk e di se nuk kam qenë pjesë e këtyre haremeve…

SHKARKO APP