Përplasje edhe në PS. Ermonela Felaj nuk i jep fjalën as Erion Braçes
Në seancën plenare të ditës së sotme ka pasur debate dhe përplasje brenda mazhorancës. Drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk i ka dhënë fjalën deputetit socialist Erion Braçe. Kjo mesa duket e ka nervozuar deputetin, duke sjellë edhe përplasjet mes tyre.
Pjesë nga debati
Felaj: Fjalën e ka kërkuar për procedurë zoti Braçe. Zoti Braçe unë kërkoj t’ju sqaroj se kisha në sistem…
Braçe: Faleminderit…jo jo më fal
(Felaj i heq fjalën Braçes)
Felaj: Jo më kot e pyeta zonjën Spiropali që për ç farë e kërkonte fjalën. Në momentin që foli për procedurë ishte përpara jush. Nëse dëshironi fjalën…
Braçe pa mikrofon: Nuk e dua fare…
Felaj: Nuk ka asnjë arsye për t’u nervozuar nga askush. Ju lutem përdorni sistemin që të shikoni njëri-tjetrin se çfarë jeni duke bërë në të njëjtën kohë.
KOHA JONË SONDAZH

